Ceremonia e Çertifikimit në Kosovë

Yazıcı-dostu sürüm

Në Yunus Emre Enstitüsü Qendrën Kulturore Turke në Prishtinë, më datën 9 Shkurt 2016 u çertifikuan 42 nxënës në nivelet A1, A2, B2 dhe C1.

Drejtori i Qendrës Kulturore Turke në Prishtinë Bülent Üçpunar në fjalimin e tij uroi të gjithë nxënësit që morrën çertifikata. Gjithashtu theksoi se të mësuarit e një gjuhe të dytë është e dobishme për secilin pasi që “një gjuhë një njeri, dy gjuhë dy njerëz më shumë”.

Yllka Shehu, njëra nga nxënëset e qendres tregoi se kur pyetet nga shoqëria e saj, përse mëson Turqisht, ajo përgjigjet me fjalët “sepse e dua shumë turqishtën”.

Nxënësit pasi morrën çertifikatat e tyre, ceremonia u përcoll me fotografim dhe me një mini koncert  nga Ilir Berveniku.