Mesazhi i Kryetarit

Mesazhi i Kryetarit

Yazıcı-dostu sürüm

Përshëndetje për të katër anët e botës!

Instituti Junus Emre, i cili  që prej vitit 2009 operon nën ombrellën e Fondacionit Junus Emre, veprimtaritë e saja në aspektin e promovimit të Turqisë, Gjuhës Turke, Letërsisë, Historisë, Kulturës e Artit dhe në atë të konsolidimit të miqësisë dhe lidhjeve kulturore ndërmjet Turqisë dhe vendeve të tjera angazhohet t’i realizojë nëpërmjet 58 Qendrave Kulturore të themeluara në 48 Shtete.

Instituti Junus Emre si një Institucion Kulturor i Turqisë, i cili përkrah e mbështet Qytetërimet e rëndësishme të Anadollit dhe që trashëgiminë kulturore të këtyre trevave përpiqet ta transmetojë në vende të ndryshme të botës, ka ndërmarrë një detyrë të rëndësishme sa i përket informimit të botës mbi zërin e lashtë të Turqishtes dhe promovimit të trashëgimisë sonë historike dhe kulturore.

Instituti ynë, i cili emrin e ka marrë nga Mistiku i Anadollit Junus Emre për shkak të karakteristikës që ai përfaqëson vlerat njerëzore, dashurinë njerëzore dhe paqen sociale, vazhdon të hedhë hapa për promovimin e Gjuhës dhe Kulturës sonë nëpërmjet Qendrave Kulturore në të katër anët e botës.

Instituti, i cili vazhdon aktivitetet e tij si shëmbëlltyra e Turqisë në fushën e Diplomacisë Kulturore, synon që në vitin 2023, që është edhe 100 Vjetori i Themelimit të Republikës, numrin e Qendrave Kulturore ta rrisë në 100, shoqëritë botërorë nëpërmjet mësimdhënies së Gjuhës Turke dhe Veprimtarive Kulturore-Artistike, Turqinë ta njohin më nga  afër dhe nga burime të sakta, nëpërmjet aktiviteteve të bazuara në ndikimin ndërkulturor të kontribuojë në trashëgiminë kulturore botërore.

Instituti ynë në përputhje me këtë, duke bashkëpunuar me institucione të ndryshme, vazhdon udhën me entuziazëm me idealin për të mbështetur veprimtaritë shkencore dhe kulturore, për të ndarë me opinionin publik botëror përmes publikimeve të ndryshme rezultate më të reja dhe në këtë mënyrë të ndërtojnë ura ndërmjet kulturave botërore.

Me Dashuri dhe Respekt

Prof. Dr. Şeref ATEŞ