Ceremonia e Certifikimit të Kursistëve

Yazıcı-dostu sürüm

Instituti Junus Emre në Prishtinë organizoi ceremoninë e ndarjes së certifikatave të kursit të gjuhës turke dhe njekohësisht të kurseve të fotografisë, vizatimit ne ujë (Ebru) dhe kursit te çiftelisë.

Nxënësit e kursit të gjuhës turke në ceremoni shpalosën përshtypjet e tyre pozitive të cilat do të mbesin në kujtesën e tyre për Turqinë dhe kulturën turke.

Pas ceremonisë së ndarjes së certifikatave, kursantët realizuan perfomanca kënge, recitime dhe demonstrime të çiftelisë insturmenti i njohur popullor Kosovar. Programi përfundoi me një koktej rasti dhe një fotografi familjare.

Instituti Yunus Emre synon të lidhë miqësinë në gjithë botën me pasuri të kulturës , artit dhe gjuhës turke.  Që nga viti 2011 Instituti Yunus Emre në Prishtinë, Prizren dhe në Pejë ka arritur të ketë  më shumë se 2000 nxënës.

Kurset e gjuhës turke përveq Instituteve përkatëse,   realizohen edhe në shkolla, shoqata dhe në institucionet dhe organizatat të ndryshme në Kosovë. Aktivtetet kulturo-artistike të Institutit  vazhdojnë të realizohen në mënyrë të pa ndërprerë.