Klubet e fotografisë u takuan në Pejë për ta realizuar fotosafarin e tretë

16/09/2018

KFOR-i  turk në bashkëpunim me Institutin Junus Emre Prishtinë, Prizen dhe Pejë organizojnë periudhën e dytë të klubit të fotografisë, i cili filloi me 10 shtator 2018. Në kuadër të këtij klubi me 13 tetor 2018 për të zbuluar bukurit  natyrore dhe historike të  Pejës u mbajt ekskuzioni i tretë i ashtuquajtur fotosafari 3.

Në kuadër të klubeve të fotografisë në Institutet Junus Emre Prishtinë, Prizren dhe Pejë, në vitin 2017 u realizua fotosafari e parë, kurse në vitin 2018 në bashkëpunim me KFOR-in turk   për ta ngritur fushën e bashkëveprimit përveç takimeve të amatorëve dhe profesionistëve, organizojnë edhe gara shpërblyese ku zgjedhjet e më të mirëve do të bëhen përmes jurisë si dhe në fund do të mbahet një ekspozitë e fotografisë ku gjatë këtij klubi ata do të kenë një program mjaft të pasur.

Përveç anëtarëve  dhe moderatorëve të klubeve të fotografisë të Insitutit Junus Emre Prishtinë, Prizren dhe Pejë në aktivitet për të ndarë  njohurit dhe eksperiencat e tyre nga Turqia morën pjesë edhe fotografi profesional Ahmet KUŞ, gazetarı Mehmet ÇETINKAYA, si fotograf amator Namık Kemal Yıldız, Serap Önder, Onur ATAY sekretari i tretë  nga Ambasada turke në Prishtinë, Cenk Şen ndihmësi i konsullit gjeneral pran Konsullatës Gjenerale turke në Prizen,  Atanur Çağlayan konsulent për çështje arsimi pran Ambasadës Turke në Prishtinë, Cem Sinan Barım komandanti i KFOR-it turk në Kosovë, përfaqësues nga Asociacioni Nacional i Autizmit në Kosovë si dhe anëtarë të mediumeve.

Duke marrë parasysh numrin  e madh të papunësisë në rajon ky projekt është përgatitur  me qëllim të mbështetjes së aktiviteteve kulturore që të rinjët të kenë mundësi të  përfitojnë nga këto projekte artistike duke e ushtruar si profesion në të ardhmen si dhe ky projekt synon  të ndërmjetëson popullin dhe artistët me stafin ushtarak dhe civil të KFOR-it turk.

Klubi  i fotografisë do të vazhdojë deri më datën 17 nëntor 2018.