Në Prishtinë u Kujtuan Cengiz Aytmatov dhe Mağcan Cumbay

Yazıcı-dostu sürüm

 

Në kuadër të aktiviteteve përkujtimore të TÜRKSOY- Organizatës Ndërkombëtare të Kulturës Turke në Institutin Junus Emre në Prishtinë  me 22 tetor 2018  me rastin e 90 vjetorit të lindjes së shkrimtarit kergez Cengiz Aytmatov dhe 125 vjetorit të lindjës së shkrimtarit kazak Mağcan Cumbay u realizu një panel përkujtimor në bashkëpunim me Insitutin Junus Emre, Shoqatën e shkrimtarëve turk të Kosovës, shoqatën GERÇEK.

Në program morën pjesë si panelista Dr.Oraz Sapashev  nga Universiteti El Farabi  nga Kazakistani Prof. Dr. Güzlura Cumakunova, Dr. Oğuzhan Aydın nga Universiteti  Yıldırım Beyazıt  në Ankara, kryetar i shoqatës së Shkrimtarët turk të Kosovës Zeynel Beksaç, deputetja e Republikës së Kosovës, shkrimtare dhe poete Dr. Flora Brovina.

 Panelistat pasi që folën për jeten dhe veprat e Cengiz Aytmatov dhe Mağcan Cumbay, ata cituan që në verpat e të dy shkrimtarëve mbizotërojnë temat universale.

Gjatë fjalimit ë saj Dr. Flora Brovina, tha që  nuk e njohë gjuhën e  parë ose të dytën të shkrimtarit kazakishten apo rusishten dhe e kam lexuar nga gjuha e tretë apo e katërt por pavarësisht kësaj unë e ndjejë kulturën, traditën, gjuhën dhe këngën e tij. Ne sot u njohëm me Cengiz Aytmatov në Prishtinë por shpresojë që tash e tutje që veprat e tij ti kemi edhe në gjuhën shqipe shtoi ajo. Gjithashtu fjalimin e saj e mbaroi duke thënë që pavarësisht që vendi i Cengiz Aytmatov dhe ai duken si të largët por në fakt nuk janë ngase unë gjithnjë e them mëmëdheu im është më  i madh se që e mendoni ju, aty kum më lexohet poezia dhe shkrimi, aty është mëmëdheu im.

Në panelin përkujtimor për Cengiz Aytmatov dhe Mağcan Cumbay morën pjesë gjithashtu  edhe zëvendës koordinatori i TIKA-së në Kosovë z. Zeki Bulduk, kryetar i grupit të policisë turke në Kosovë z.Kenan AL, kryetar i degës së gjuhës dhe letërsisë turke në Universitetin e Prishtinës Prof. Dr. Irfan Morina, kryetar i shoqatës së gazetarëve turk të Kosovës z,Ibrahim Arslan, akademik, shkrimtarë, poet, piktorë si dhe anëtarë të mediumeve të ndryshme.