Organizohet diskutim online me Prof. Dr. Doğan Cüceloğlu për marrëdhëniet Fëmijë-Familje gjatë Pandemisë

Yazıcı-dostu sürüm

Instituti Yunus Emre në kuadër të "Diskutimeve Dixhitale" që filluan për shkak të pandemisë së koronavirusit të ri (COVID-19) ka organizuar diskutimin "Marrëdhënia fëmijë-familje dhe periudha e pandemisë" ku folës ishte Prof. Dr. Doğan Cüceloğlu.

Në koordinim të Instituteve të Yunus Emre në Prishtinë, Prizren dhe Pejë si dhe në bashkëpunim me Shoqatën Gerçek, morën pjesë Drejtori i Institutit Yunus Emre në Kosovë, Mehmet Ülker, zv/ministri i brendshëm i Kosovës, Yıldıray Bayram, kryetari i Shoqatës Ömer Agalar, si dhe prindër dhe mësues nga Kosova dhe rajoni.

Ülker në mesazhin e tij tha se planifikojnë që pas përfundimit të COVID-19, këtë program ta organizojnë edhe me praninë fizike të folësve në Kosovë, pasi shumë pyetje të pjesëmarrësve mbetën të pa përgjigjur.

Agalar, nga ana tjetër, falënderoi Prof. Dr. Doğan Cüceloğlu në emër të turqve të Kosovës, duke shprehur që edhe në të ardhmen të organizohen diskutime të tilla.

Në diskutimin që zgjati rreth 2 orë Prof. Dr. Cüceloğlu, informoi në lidhje me pasqyrimin e situatës së shkaktuar nga pandemia në marrëdhëniet familjare dhe për çështjet për të cilat kosovarët janë kureshtarë.

Diskutimi u transmetua drejtpërdrejt  në gjuhët Turke, Shiqpe dhe Boshnjake nga llogaritë e rrjeteve sociale të Institutit Yunus Emre dhe arriti një shikueshmëri prej 52 mijë perosnave. 

Për ta shikuar reprizën e programit klikoni këtu.