Përfundoi Seminari i cili bashkoj akademikët e tri kontinenteve

Yazıcı-dostu sürüm

Në punëtorin me temën "Fuqia bashkuese e kulturave ndërkombëtare dhe roli i universiteteve" e cila bashkoj akademikët e tri kontinenteve, e organizuar nga Universiteti i Dulumpënarit me mbështetjen e Instituti Junus Emre, u realizua me pjesëmarrjen edhe të pesë universiteteve nga Kosova.

Punëtoria e cila u mbajt më 27 dhe 28 shkurt 2019 përveç takimeve akademike dhe mundësive të bashkëpunimit në mes të universiteteve të vendeve dhe rajoneve të ndryshme, universitetet nga Kosova; Universiteti “Fehmi Agani” në Gjakovë, Universiteti “Haxhi Zeka” në Pejë, Universiteti “Isa Boletini” në Mitrovicë dhe Universiteeti “Ukshin Hoti” në Prizren nënshkruan protokolle bashkëpunimi me Universitetin e Kytahja Dulumpënarit.

Gjithashtu me nënshkrimin e protokolleve të bashkëpunimit me Universitetin Hazar të Azerbejxhanit, Me Universitetin e Tuzllës të Sarajevës, Universitetin e Shkencave Sociale të Kuvajtit, Universitetin e Tripolit në Libi, Universitetin e Trabusit  në Liban, Akademin e Mardhënjeve Ndërkombëtare të Egjiptit është mundësuar lëvizja në mesë të këtyre vendeve dhe janë hapur dyert e bashkëpunimit arsimore dhe kulturore me këto vende.

Rektorët të cilët morën pjesë në punëtori u shprehen se besojnë që protokolli i nënshkruar midis universiteteve do të sjell të arritura pozitive në shkëmbimin e përvojës, do të shërbejë dhe do të lehtësojë procesin e zhvillimit të universiteteve të Kosovës dhe do të ketë përparësi të bashkëpunojë me universitetet kombëtare dhe ndërkombëtare në të ardhmen. Po ashtu Ata falënderuan Institutin Junus Emre për mundësin e pjesëmarrjes në këtë punëtori.