Po vazhdojnë vëzhgimet e bukurive të Turqisë nga përfaqësuesit vullnetar

Yazıcı-dostu sürüm

Instituti Junus Emre që nga viti 2010 me organizimin e projektit të shkollës verore turke arin që ti sjellë qindra studentë në Turqi.

Nga mesi i mijëra aplikimeve për pjesëmarrje në shkollën verore turke që do mbahet mes datave 16 Korrik – 12 Gusht 2018 morrën pjesë rreth 1000 studentë të huaj.  

Në këtë program marrin pjesë studentët që vijnë nga 118 shtete ku në mesin e tyre gjindet edhe Indonezia, Algjeria, SHBA, Armenia, Izraeli, Kuba, Anglia, Danimarka, Palestina, Egjipti, Estonia, Finlanda, Franca dhe Holanda me bashkëpunim të 29 universiteteve të ndryshme ku 27 studentë tanë kanë mundësinë të vijojnë programe mësimore të gjuhës turke si dhe kanë mundësinë të njohin vendet historike dhe turistive, të njohin kulturën turke me shëtitje të ndryshme të vendit.

Me qindra student po e zbulojnë Turqinë

Në kuadër të projektit nxënësit që mësonin Turqishten në Malatya, po vallëzojnë vale me këngët vendore si dhe mësuan të gatuajnë bakllavë të Gaziantepit nga eksperti i bakllavasë Mehmet Çolak dhe e shëtitën muzeun e bakllavasë në Gaziantep. Në Rize mblodhën çaj, në Giresun lejthi, në Edirne u mësuan të përgatisin gjellën me mushkëri dhe u morrën me hollësitë e artit Ebru, ku përmes saj ata u njohën me bukuritë kulturore dhe historike të vendit si dhe e shijuan atë në mënyrë më të mirë.

Disa sekuenca nga lista e trashëgimisë botërore

Në universitetin 9 Shtator të Izmirit 25 studentë që morrën pjesë nga 21 shtete të botës ata vijojnë mësimin e gjuhës turke si dhe po e vëzhgojnë kulturën dhe anën historike të qyteteve të Turqisë. Përgjatë programit ata inkuadruan agjenda të shëtitjeve të ndryshme të qarshive dhe vendeve kyçe të vendit si monumenti i Efes dhe Merjem Anasë dhe shijuan shije të reja të kulturës dhe traditës si dhe e praktikuan duke i përgatitur ato.

E Gjelbëra dhe e Kaltëra

23 studentë që morrën pjesë nga 16 shtete të botës erdhën të vijojnë për njohjen e gjuhës turken ë Universitetin Bulent Ecevit në Zongulldak, ata me shëtitje me varkë në bregun e fenerit, me shëtitje në shpella qenë dëshmitarë të bukurive natyrore të vendit si dhe kanë qenë pjesëtar në përgatitjen e artizanateve të ndryshme kulturore  dhe tradicionale të vendit. Të rinjët po njihen me traditën kulturore sportive edhe me aktivitetet të ndryshme tradicinale sportive si shëtitje me lundrimet me anije me vela, shëtitje me biçikleta si dhe gjuajtja me shigjeta.

Udhëtimi Kulturor

Në mesin e studentëve pjesëmarrës 25 student të 21 shteteve të ndryshme po e pasurojnë gjuhën turken ë Universitetin Kocatepe në Afjon. Pas programeve të seminareve që vijojnë studentët ata në kohën e pasdites me shëtitje të ndryshme kishin mundësinë të njihen së afërmi me kulturën dhe traditën turke ku në mesin e tyre ishin edhe puntoritë artizanateve të punëmeve me çini në çeramikë dhe artit ebru. Përveç saj ata njiheshin edhe me veglat muzikore të muzikës tradicionale turke dhe me vallet traducionale të tyre. Gjatë fundjavës ata shëtisnin qytetet e ndryshme përreth ku mund të shihnin konkretisht bukuritë natyrore dhe historike të Turqisë.

Shkolla verore turke e kinemasë

Programi i shkollës verore turke e cila do të zgjasë deri më 12 Gusht në 27 qytete, për çdo vit ajo po organizon një risi në kuadër të programit.

Instituti në bashkëpunim me drejtorinë e përgjithshme të kinemasë dhe Universitetit të Stanbollit organizon shkollën verore turke të kinemsaë ku do marrin pjesë vetëm pjesëtar të cilët merren me fushën e kinemasë.

Në programin e shkollës verore turke të kinemasë për gjatë periudhës dy javore 23 të rinj kinematograf nga 20 shtete të ndryshme të botës kanë mundësinë të mësojnë për së afërmi për industrinë e filmit dhe kinemasë turke, të njihen me akademik dhe personazhe të rëndësishme të kinemasë turke si dhe të hapin shtigje për bashkëpunim ndërkomëtar për zhvillimin e marrëdhënieve në sektorin e kinemasë turke.

Të rinjët kinematograf patën mundësinë të njihen me emra të rëndësishëm dhe kyq të kinemasë turke dhe akademik të fushës së kinemasë po ashtu patën mundësinë të shijojnë dhe shëtisin bukuritë natyrore dhe historike të Turqisë.