Takimet e sociologëve, historianëve dhe ekspertëve të fushave të ndryshme në Turqi

Yazıcı-dostu sürüm

 “Takimet e sociologëve, historianëve dhe ekspertëve të fushave  të ndryshme në Turqi” u hap  me një program në Stamboll me qëllim  të konsolidimit të bashkëpunimit në mes të Turqisë dhe Kosovës, aktivitet ky i organizuar nga Instituti Junus Emre dhe drejtoria e përgjithëshme për mësim fetar pranë Ministrisë së Arsimit në Turqi.

Në kuadër të programit të zhvilluar  mes  datave 17-24 nëntor 2019 në katër qytete, Stamboll, Bursa, Balıkesir dhe Çanakkale, me pjesëmarrjen e 62 personave nga shkencat shoqërore, historian dhe ekspert të fushës së kulturës  nga Kosova, përveq shkëmbimit të përvojave dhe mundësive të bashkëpunimit  u  realizuan edhe vizita  vendeve historike, kultutore dhe sociale. 

Bilal Erdoğan, Presidenti i Konfederatës Botërore të Etnosporit (DEK), i cili mori pjesë në hapjen e programit, theksoi se periudha e fundit e Perandorisë Osmane ishte një periudhë në të cilën mediat në botë formuan një opinion global dhe fuqia e mediave ishte në duart e Perëndimit.

Pas aktiviteteve historike, kulturore dhe arstistike në Çanakkale dhe Bursa, programi vazhdoi me seminarin e shkëmbimit dhe konsolidimin e përvojave të sociologëve, historianëve dhe ekspertëve të fushave të kulturës  nga Kosova në pikën e Institutit Junus Emre në Stamboll. Në këtë seminar  morrën pjesë: Dr. Erkan Dinç (Ish anëtar i Bordit për Arsim ) me temën: "Mësimdhënia  e Historisë  dhe Kurrikula në Turqi", Enver Çakmak (Historian në shkollën e mesme  fetare Anadollu në Kadikoy ) me temën :"Metodat  dhe materialet në mesuarjen e historisë nëpër shkolla”, Prof. Dr. Bekir Karlığa (President i Institutit të Qytetërimeve, Shoqata e Kërkimeve MEDAR) me temën “Udhëtimi i Qytetërimeve (E kaluara, e tashmja dhe e ardhmja) ”, Prof. Dr. Ahmet Ağırakça (Ish Rektori  në Universitetin  Artuklu në Mardin) i informoi delegacionin e Kosovës për "Shkencën e Historisë dhe Myslimanët”. Ndërsa  Prof.Dr. Ibrahim Gash (Ish Rektori i Universitetit të Prishtinës - historian në degën e historisë në Universitetin e Prishtinës) me temën “Të mësuarıt e historisë në shkollat e Kosovës” i informio të pranishmit për praktikën e mësimit të historisë në shkolla të Kosovës.

Aktivitetet u realizuan nga Instituti Junus Emre, i cili zhvillon aktivitete kulturore dhe artistike përveç aktiviteteve arsimore dhe trajnuese në qendrat kulturore dhe pikat e ndërlidhjes në pjesë të ndryshme të botës si dhe drejtoria e përgjithshme për mësim fetar pranë Ministrisë së Arsimit të Republikës së Turqisë. Gjithashtu ky program u realizua në bashkëpunim të komunave Bağcılar, Üsküdar si dhe Presidenca e  Zonës Historike të Lufrave Gelibolu në Çanakkale.

Në këtë program morën pjesë kryeatri i Institutit Junus Emre Prof. Dr. Şeref Ateş, kryetari i Konfederatës Botërore Etnospor z. Bilal Erdoğan, drejtor i Instututit Junus Emre në Kosovë Dr. Mehmet Ülker, drejtori i përgjithëshëm i drejtorisë për çështje fetare pranë Ministrisë së Arsimit z. Nazif Yılmaz, nga Kosova ish rektori dhe njëheri historian në degën e historisë në Universitetin e Prishtinës Prof. Dr. Ibrahim Gashi, dekan i fakultetit filologjikë në Universitetin e Prizrenit Ragip Gjoshi, Fahredin Shabani dekan i fakultetit të edukimit në Univesitetin e Prizrenit, Fatmir Çerkini, dekan i fakultetit të menagjmentit në Universitetin e Ferizajit, Flamur Salihu, dekan i fakultetit të turizmit  dhe ambientit në Universitetin e Ferizajit, ligjerues Pajtim Rrustemi, përfaqësuesit e  Institutit të historisë të Kosovës, përfaqësuesit e Institutit Pedagogjik të Kosovës, përfaqësuesit e  Shoqatës së Mësimdhënësve të Kosovës, përfaqësuesit e  Qendrës për Mbrojtjen e Monumenteve Regjionale në Mitrovicë, Arbnor Pozhergu drejtori i shkollës së Gjakovës, Mentor Kryeziu, drejtor i shkollës së Malishevës,  përfaqësuesit e Gjimnazit Eqrem Çabej në Vushtrri,  Flora Salihu , përfaqësuese  e Ministrisë së Kulturës, Rinisë dhe Sportit të Kosovës,  Fatmire Cecelia, drejtoresh në Drejtorinë për Kulturë, Rini dhe Sport në Vushtrri, përfaqësuesit e  Medresës Alaudin,  Hatixhe Ahmedi, përfaqësuese e Arkivit Kombëtar të Kosovës,  Artan Krasniqi, përfaësuesi i gazetës Koha Ditore dhe  Albana Gashi gazetare nga Tv Dukagjini.

Pjesëmarësit gjatë programit në Turqi patën mundësinë të shohin;  Shtëpinë dhe Muzeun Tacettin Dergah të Mehmet Akif Ersojit në Stamboll, Muzeun e Shkencës dhe Historisë Islame Gülhane Fuat në Stamboll, Arkivën Osmanë në Arkiven Shtetrore të Presidencës së Turqisë në Stamboll, Fondacionin Sultan Ahmet në Stamboll, xhamin Çalmica, xhamin Sultan Ahmet, xhamin Ajasofja, Shkollën e Mesme Fetare Anadolu në Kadiköy, Pallatin Top Kapı dhe vendet tjera historike, kulturore dhe artisitike në Stambollë. Kurse gjatë qëndrimit të tyre në Çanakkale patën rastin të shohin Zonën e Luftës së Çanakkales në Gelibollu si dhe qendrën e qytetit. Në qytetin e Bursës vizituan muzeun Panorama si dhe vendet kulturore, artistike dhe historike.