Të gjitha zhvillimet më të fundit për koronavirusin në një ueb-faqe!

Yazıcı-dostu sürüm

Instituti Yunus Emre ka lancuar një platformë shkencore e cila është publikuar në faqen covid19.tabipacademy.com si pjesë e Projektit të Bashkëpunimit Akademik dhe Shkencor të Turqisë (TABIP) i realizuar nën kujdesin e Presidencës së Republikës së Turqisë, për të lejuar të gjithë palët e interesuara që janë duke punuar për të gjetur një kurë për koronavirusin, ata nëpërmjet këtij sajti mund të ndjekin studimet shkencore më të reja dhe zhvillimet teknologjike nga burimet më të besueshme dhe zyrtare. “Covid-19 Hub” u ofron të gjithëve qindra artikuj dhe analiza nën kategori të ndryshme dhe te gjitha falas.

Në kumtesën për media theksohet se Instituti Yunus Emre me këtë platformë gjithëpërfshirëse synon të kontribuojë në luftën shkencore dhe teknologjike kundër koronavirusit duke përpiluar artikujt, të dhënat dhe gjetjet më të freskëta nga burimet më të besueshme dhe më të rëndësishme dhe duke i paraqitur ato te shkencëtarët, mjekët, mjekësia prodhuesit e pajisjeve dhe të gjithë aktorët e tjerë që janë në një garë kundër kohës për të shpëtuar jetën e qindra mijëra pacientëve dhe për të parandaluar përhapjen e këtij virusi.

Platforma, synon të ndihmojë luftën shkencore dhe teknologjike kundër koronavirusit për të fituar më shumë kohë. Kjo platformë paraqet praktikat dhe zhvillimet më të mira veçanërisht nga Turqia dhe me ndihmën e rrjetit të saj të përhapur në të gjithë botën nga vende si Gjermania, Koreja e Jugut, Sh.B.A., Japonia etj.

Për mirëqenien e njerëzimit në një kohë kur ne nuk mundemi të tolerojë humbjen më të vogël të kohës, kontributi i të gjithëve është i çmuar në këtë luftën kundër koronavirusit, i cili po shkatërron gjithë botën në të njëjtën mënyrë.

“Ne mezi presim për mendimet, sugjerimet dhe kontributet nga të gjithë ata që janë të gatshëm ta mbështesin këtë luftë kundër kohës duke zhvilluar më tej këtë ueb-sajt”, shkruan ne fund te komunikatës publikuar nga Instituti YE.

Në këtë uebfaqe mund te kyçeni këtu: https://covid19.tabipacademy.com/