Të Rinjët Mësojnë Çiftelinë nga Mjeshtri i Saj

Yazıcı-dostu sürüm

Instituti Junus Emre ka për qëllim rritjën e numrit të miqëve të Turqisë dhe të njerëzve që krijojnë lidhje me Turqinë nga e gjithë bota. Përveç promovimit të vlerave kulturore, artisitike dhe shkencore të Turqisë, Instituti Junus Emre po ashtu zhvillon aktivitete në harmoni me vlerat dhe pasuritë kulturore të vendit ku ndodhet.

Në kryeqytetin e Kosovës në Prishtinë, përfundoi edhe një kurs tjetër tre vjeçar i  instrumentit tradicional muzikor  shqiptar "Çiftelia”. Kursi i çiftelisë  në Institutin Junus Emre në Prishtinë është mbajtur nga moderatori Fatmir Makolli me dy nivele: niveli fillestar dhe niveli i avancuar dhe gjithësej 13 pjesëmarrës.

Me datën 20 dhjetor 2019 në Institutit Junus Emre në Prishtinë  u realizua ceremonia e certifikimit.

Kursistët e këtij kursi gjatë programit performuan shkathtësit e tyre dhe pastaj morrën certifikatat nga Ambasadori i Republikës së Turqisë në Prishtinë z. Çagri Sakar.