Turne të Shahut dhe Aktivitete të Enigmëve Për Nderë të Fitorës së Çanakalasë

Yazıcı-dostu sürüm

Nën koordinimin e Institutit Junus Emre Prishtinë, Prizren dhe Pejë dhe në bashkëpunim me Kryesinë e Këshillit Turk në Kosovë dhe Federatën e Shahut të Kosovës u organizuan turne të shahut mes datave 06-18.03.2021.

Turne të Shahut Për Nderë të “Fitorës së Çanakalasë”

Fitorja e Çanakalasë dhe dëshmorët e rënë u kujtuan nga të rinjët kosovarë duke “luftuar” në turne të shahut.

Federata e Shahut e Kosovës bëri përzgjedhjen e 36 pjesëmarrësve nga 13 qytetet të ndryshme të Kosovës ( Prishtinë, Prizren, Gjakovë, Gjilan, Podujevë, Ferizaj, Mitrovicë, Deçan, Rahovec, Kamenicë, Dragash, Lipjan, Drenas) për të marrur pjesë në turnet  e shahut për nderë të “Fitorës së Çanakalasë”. Të rinjët kosovarë zhvilluan nga gjashtë beteja në një periudh kohore dy orë e gjysmë.  Gjashtëmbëdhjetë fituesit e turneut të parë (06.03.2021) vazhduan luftën në turneun e dytë të gjysëm finales (13.03.2021). Tetë fituesit e gjysëm finalës (katër femra dhe katër meshkujë) garuan mes veti për katër vendet e para të kësaj gare.

Garatë u përcjellën nga arbitëri i Federatës së shahut të Kosovës dhe u përcaktuan fituesit e kësaj gare. Në kategorinë e femrave vendin e parë e fitoi Rinesa Saraçi, vendin e dytë Enesa Sharku, vendin e tretë Nriqona Saraçi dhe vendin e tretë Jona Reçica. Në katogrinë e meshkujve vendin e parë e fitoi Nderim Saraqi, vendin e dytë Endrit Uruçi, vendin e tretë Muhamed Asllani dhe vendin e katërt Ardit Uruçi.

Insituti Junus Emre krahas bashkëpunimeve në fushat e kulturës dhe artit është hera e parë që  mori pjesë në një aktivitet të sportit më atraktiv sikurse është shahu. Turnet e shahut për “Fitorën e Çanakalasë“ u mirëpritën dhe pranuan me kënaqësi edhe nga federata gjë që kjo është shumë e rendësishme.

Kryetari i Federatës së Shahut të Kosovës z. Armend Budima gjatë fjalimit të tij theksoi se “Është hera e parë që bashkëpunojmë me Institutin Junus Emre dhe shpresojmë që kjo të vazhdojë. E falenderojmë edhe Kryesinë e Këshillit Turk në Kosovë për një nismë të tillë.  18 Marsi  është datë e rëndësishme historike për popullin turk. Kryesia e Këshillit Turk në Kosovë në Kosovë ka edhe mision të urëlidhjes mes shqiptarëve dhe turqëve ”.

Të gjithë pjesëmarësve në turne të shahut iu ndanë mirënjohje. Kreysia e Këshillit Turk në Kosovë u ndau nga një set të shahut. Kurse Federata e  Shahut e Kosovës për tetë finalistët ndahu certifikata, medaljo dhe kupa (me logot e të tri institucioneve).

Federata e Shahut e Kosovës dhuroi Mirënjohje  në shenjë falenderimi për bashkëpunim për Institutin Junus Emre dhe Kryesinë e Këshillit Turk në Kosovë. Turnet mbaruan me drekën e shtruar nga Kryesia e Këshillit Turk në Kosovë.

Aktivitetet e Mbarimit të Engimëve për nderë të “ Fitorës së Çanakalasë”

Kryesia e Këshillit Turk në Kosovë për shënuar këtë datë ndau edhe enigmë nëpër shkolla dhe shoqata të ndryshme të Kosovës. Të rinjët që morën pjesë për ta shënuar këtë ditë të rëndësishme ishin anëtarët e shoqatës Youth Are the Real Liders në Prishtinë, nxënësitë e shkollës fillore Mazllum Këpuska në Gajkovë, anëtarët e Qendrës Rinore të Pejës,  nxënënësitë e Gjimnazit Eqrem Çabej në Vushtrri si dhe anëratët e rinjë të shoqatës Avoko Qendra Rinore në Dragashë.

Kliko për të parë videon: 

 

Diğer Etkinlikler

Në bashkëpunim me Qendrën Sindrom Down së Mitrovicë dhe me kontributet e Institutit Yunus Emre, fëmijët me sindromë...

Nën koordinimin e organizatës kulturo-artistike, Exarte, me mbështetjen e Ministrisë së Kulturës, Rinisë dhe Sportit,...