Hyni në Provim

Hyni në Provim

1. Çfarë është Provimi i Certifikmit të Turqishtes (TYS)?

Është një provim i njohur në shkallë ndërkombëtare, zhvilluar nga Instituti Junus Emre, që synon të masë të gjitha aftësitë themelore për përcaktimin e aftësisë gjuhësore të individëve të cilët e mësojnë gjuhën turke si gjuhë të huaj ose amtare.

2. Kush mund të marrë pjesë në Provimin e Certifikimit të Turqishtes?

Ata që e mësojnë turqishten si gjuhë të huaj, studentët që presin të studiojnë në universitetet turke dhe u duhet të dokumentojnë njohurinë e gjuhës turke, kandidatët për mësues të cilët dëshirojnë të mësojnë turqisht në institucione të ndryshme jashtë vendit, përkthyesit që duan të dokumentojnë aftësitë e gjuhës turke, me pak fjalë, kushdo që dëshiron të masë aftësitë në gjuhën turke mund të marrë pjesë në TYS.

3. Përse duhet të marr pjesë në Provimin e Njohurive të Turqishtes?

Provimi i Njohurive të Turqishtes është një test që mat dhe dokumenton aftësitë tuaja në gjuhën turke. Nëse ju jeni të suksesshëm në Provimin e Njohurive të Turqishtes mund të mos jeni të detyruar të ndiqni vitin përgatitor në një nga universitetet në Turqi; në shumë vende të tjera mund të vërtetoni njohuritë tuaja të turqishtes pa u futur në provim, ndërsa mund ta përdorni edhe për qëllimet e karrierës suaj akademike.

4. Si të aplikoni për të marrë pjesë në Provimin Njohurive të Turqishtes?

Mund të aplikoni duke shkuar personalisht pranë Institutit Junus Emre në Ankara, ndërsa jashtë vendit pranë Qendrave Kulturore Junus Emre.

5. Nga çfarë pjesësh përbëhet Provimi i Njohurive të Turqishtes?

I përgatitur në standardet ndërkombëtare Provimi i Njohurive të Turqishtes përbëhet nga këto pjesë: Lexim, Dëgjim, Shkrim dhe Bisedim (Veçmas, Dialog). Kandidatëve të cilët përmbyllin me sukses njohuritë e tyre në këto katër seksione, Lexim, Dëgjim, Shkrim dhe Bisedim u lëshohet certifikata e njohjes së gjuhës turke.

6. Nga sa pyetjet përbëhet Provimi i Njohurive të Turqishtes?

Provimi i Njohurive të Turqishtes përbëhet nga: 40 pyetje seksioni i Leximit, 30 i Dëgjimit, 2 i Shkrimit, Bisedimi vetjak 1 pyetje dhe Dialogu 7 pyetje, për një total prej 80 pyetjesh.

7. Si zhvillohet Provimi i Njohurive të Turqishtes?

Provimi i Njohurive të Turqishtes zhvillohet në dy sesione. Në sesionin e parë kandidatët u përgjigjen pyetjeve të Leximit, Dëgjimit dhe Shkrimit; ndërsa në sesionin e dytë u përgjigjen pyetjeve të bisedimit dhe bashkëbisedimit.

8. Sa është kohëzgjatja e Provimit të Njohurive të Turqishtes?

Provimi i Njohurive të Turqishtes në total është 180 minuta; 60 minuta Lexim, 45 Dëgjim, 60 Shkrim, Bisedim 5 dhe bashkëbisedim 10 minuta.

9. Sa herë në vit zhvillohet Provimi i Njohurive të Turqishtes?

Provimi i Njohurive të Turqishtes zhvillohet tri herë në vit, më kokretisht në muajt Janar, Maj dhe Shtator. Ai zhvillohet njëkohësisht në të gjitha vendet ku ndodhen Qendrat Kulturore Junus Emre.

10. A mund të kem një shembull të Provimit të Njohurive të Turqishtes?

Shembullin e provimit mund ta shkarkoni në adresën: www.turkcesinavi.com