Ekspozita e Fotografive "Gobeklitepe" në Kosovë

Yazıcı-dostu sürüm

Në Kosovë u bë prezantimi i Zonës Arkeologjike Gobeklitepe të Shanllëurfas në të cilen u paraqiten fotografi me informata dhe zbulime  arkeologjike dymbëdhjetë mijë (12.000) vjeçare të vjetër, që njihet ndryshe edhe si pika zero e historisë. Ekspozita me temën “Njeriu dhe Jeta” u hap në kremtimin e festës “29 tetorit Ditës së Republikës së Turqisë të organizuar nga Ambasada e Republikës së Turqisë në Prishtinë.

Në ekspozitë paraqiten fotografi dhe informata me zbulime dhe shpjegime historike të Gobeklitepesë, e cila po organizohet me rastin e shënimit të vitit 2019 si “Viti i Gobeklitepesë” i iniciuar nga UNESCO për promovimin, zbulimin dhe shpjegimin e rëndësisë së saj historike dhe pasqyrimin e saj në ditët e sotme.

Në ekspozitë morrën pjesë kryeministri Ramuh Haradinaj, zëvendës kryeministri Enver Hoxhaj, ministri i mbrojtjës Rrustem Berisha, ministri i transportit dhe infrastrukturës Pal Lekaj, ministri i administratës publike Mahir Yağcılar, ministri zhvilimit rajonal Rasim Demiri si dhe shumë të ftuar të Ambasadës.