Gratë e Suksesshme të Prishtinës u Takuan në Institutin Junus Emre Prishtinë

Yazıcı-dostu sürüm

Me rastin e ditës së gruas 8 marsin, Kori i Muzikës Turke i Shoqatës “Kosova’nın Sesi” i bashkoi gratë e suskseshme të Prishtinës në Institutin Junus Emre  Prishtinë.

Mbrëmja filloi me panelin e pesë grave duke filluar me zonjën Keriman Sadikaj dhe temën e saj “Të drejtat e Grave në Kosovë”,  Ebru Zborca , këshilltare e ministritë të administratesë publike e cila foli me temën “Guraja në Politikë”. Panelistja e tretë ishte Agnesa Raşit zavendës drejtoresh në shkollën fillore Elena Gjika në Prishtinë e cila foli për “Rolin dhe Sukseset e Mësuesve në Ruajtjen e Vlerave  Kombëtare dhe Morale Brenda një Diversiteti Kulturor”. Kurse në këtë panlist Senem Safçı ishte panelistja me e re e cila është edhe zyrtare pran sekretariatit të harmonizimit të politikave të qeverisë në Kryeministri e cila foli me temën “Suksesi i Grave të Reja në Kosovë”,e cila spjegoi jetën, arsimimin dhe të ariturat e saj si dhe përvojat që kishte gjatë karierës së saj. Panelistja e fundit ishte moderatorja e kursi të vizatimit me ujë “Ebru “ Şenay Yusuf, e cila tregoi eksperiencat e saja në këtë art duke e shtjelluar temën “Arti Ebru nga e Kaluara Deri më Sot “.

Pas panelit të pranishmit i shoqëroi zeri i bukur i Ebru Jiltës si dhe i Korit  të Muzikës Turkë nën udhëheqësin e shefës Sevim Baki Bërveniku.

Programi mbaroi me dhënien e luleve për këtë ditë nga Spitali Dünya Göz. Në fund u ndanë certifikata falenderimi për të gjithë ata që kontirubuan për realizimin e këtij iventi.