Klubet e Fotografisë u takuan në Prizren për ekskurionin e 4-të të fotografisë

Yazıcı-dostu sürüm

Kryesia e Këshillit Turk në Kosovë në bashkëpunim me Institutin Junus Emre në Prishtinë, Prizren dhe Pejë është duke e organizuar  periudhën e dytë të klubit të fotografisë mes datave 10 shtator dhe 17 nëntor 2018. Në këtë kuadër ekskursioni i katërt  i klubit të fotografisë do të mbahet në qytetin e bukur të Prizrenit dhe do të eksplorohen bukuritë natyrore dhe historike të qytetit. Ekskursioni i katërt   u mbajt më 17 nëntor në Prizren. 

Klubi i fotografisë së Institutit Junus Emre në Prizren dhe Pejë kishte mbajtur shëtitjen e parë të klubit të fotografisë në vitin 2017. Shëtitja e dytë e klubit të fotografisë organizohet në bashkëpunim me Kryesinë e Këshillit Turk në Kosovë. Klubet dhe ekskursionet e saja synojnë zgjerimin e ndikimit të fotografisë si dhe të mësuarit e teknikave të fotografisë për të gjithë profesionist dhe amatorët.

Përveç takimeve dhe shëtitjeve të tilla fotografitë e bëra nga anëtarët e klubeve do të garojnë mes veti dhe pasi të zgjidhen nga juria profesioniste do të kenë edhe shpërblime të ndryshme. Por ajo që është me e rëndësishmja që pjesëmarrësit do të kenë mundësin të përfitojnë në këtë klub prej fotografisë amatore në atë profesioniste, si dhe jemi në dijeni që kanë filluar ta shndërrojnë në punë dhe kanë filluar të fitojnë nga njohuritë që i kanë fituar gjatë këtij klubi.

Në këto ekskursione të fotografisë përveç anëtarëve të tri klubeve të fotografisë së Prishtinës, Prizrenit dhe Pejës dhe moderatorëve të tyre morën pjesë edhe fotografë profesional nga Turqia si: Hannan Yedilioğlu, Burak Görmez, Yunus Kamgut Çora, Atanur Çağlayan përfaqësuesi i arsimit pranë Ambasadës së Republikës së Turqisë në Prishtinë, İsmail Cenk përfaqësues nga Konsulata e Përgjithshme e Republikës së Turqisë në Prizren, Rasim Demiri Ministër i Planifikimit hapësinore në Republikën e Kosovës, ushtarë dhe përfaqësues nga Kryesia e Këshillit Turk në Kosovë, dashamirës të fotografisë, përfaqësues të mediave si dhe personalitete të tjera.

Projekti ka për qëllim të ndërmjetësojë takimin e personelit ushtarak dhe civil të Kryesisë së Këshillit Turk në Kosovë me popullin dhe artistët dhe të planifikojë aktivitetet kulturore me qëllim që të  mbështes punësimin në rajon, duke marrë parasysh problemin e papunësisë në rajon.

Klubi fotografisë ka përfunduar ekskursionet e fotografisë më 17 nëntor. Hapat e mëtutjeshëm të projektit janë: përzgjedhja e tri vendeve të para nga juria profesionale, përzgjedhja e fotografive të cilat do të ekspozohen në ekspozitë si dhe përpilimi i kalendarit vjetor.