Në Kosovë u kremtua 24 nëntori dita e mësuesit

Yazıcı-dostu sürüm

Mustafa Kemal Atatürk ka thënë: “ Ata që e shpëtuan njerëzimin janë vetëm dhe vetëm mësuesit”.

Sikurse çdo vit edhe këtë vit në Kosovë u kremtua 24 nëntori dita e mësuesit  nën patronatin e Ambasadës së Republikës së Turqisë, në koordinimin e Institutit Yunus Emre në Prishtinë, në bashkëpunim me Konsullatën e Republikës së Turqisë në Prizren dhe  Shoqatën e Mësimdhënësve Turq në Kosovë.

Për nderë të ditës së mësuesit 24 nëntor u përkujtua dhe përvjetori i shtatë i  vdekjës së Neşet Ertaş, i cili pas vetës la shumë trashëgemi të instrumentit dhe kengës me saz e cila u ndëgjua edhe në Kosovë.

Në program morën pjesë Ambasadori i Republikës së Turqisë në Kosovë Çağrı Sakar, Konsulli i Republikës së Turqisë në Prizren Serdar Özaydın, Kryetari i Partisë Demokratike Turke të Kosovës Fikrim Damka, Deputetët e Partisë Demokratike Turke të Kosovës, Komandanti i Kryesisë së Këshillit Turk në Kosovë, oficerët si dhe kryetarët e shoqatave.

Kremtimi u realizua në Sallën e Kuqe në Prishtinë, ku  morën pjesë mësues të pensionuar dhe ende të punësuar në arsimin turk nga qytete të ndryshme  të Kosovës.

Programi i cili këtë vitë u mbajtë në Prishtinë, pas fjalimeve përshëndetëse  vazhdojë me koncertin folklorik të Shoqatës “ Gerçek”.

Mesazhi  i Ministrit të Arsimit të Republikës së Turqisë Ziya Selçuk me rastin e 24 nëntorit ditës së mësuesit ." Mësuesit duhet ta njohin potencialin e tyre të brendshëm. Shprehja kontributi në jetën e femiut i atribuohet mësuesit. Por a thua është vetëm kaq? A është kontributi jonë apo diçka më shumë? Ne ëndërrojmë që fëmijët tonë ti shohim si anije të cilat lundrojnë në detin e hapur. Ndërsa mësuesi është si era e cila e drejton anijen të lundroj në kahjen e duhur, në qoftë se anija lundron për një milje atëherë ajo ndodh vetëm me drejtimin e erës që frynë".  

U pa një interesim i madhë për koncertin e ofruar nga Birol Ertaş, Burhan Ertaş dhe artistëve Kosovarë në kujtim të Neşet Ertaş .

Ekspozita e piktorit Daut Hamollar i dha ngjyre edhe më shumë programit.