Nga 6 kontinente, 45 shtete dhe me mbi 1000 pjesëmarrës po fillon kursi i Osmanishtes!

Yazıcı-dostu sürüm

Instituti Yunus Emre Në Prishtinë, Prizren dhe Pejë në bashkëpunim me Fondacionin Hayrat, po realizon kurset e turqishtes osmane. Për shkak te pandemisë se koronavirusit sivjet kurset e osmanishtes do të mbahen në mjedise digjitale online. Gjatë kursit 8-javor, studentët të cilët janë njohës të gjuhës turke ne nivelin B1 dhe më lartë do të fillojnë mësimet e osmanishtes në 4 nivele të ndryshme. Në kurset e Osmanishtes, për një kohë shumë të shkurtër kanë shfaqur interes mbi 1000 studentë nga 45 vende te ndryshme të Botës. Kurset e turqishtes Osmane, të cilat kanë qenë duke shërbyer në edukimin e liderëve, studiuesve, poeteve, të panumërta për shekuj, do të fillojnë zyrtarisht këtë të hënë me 1 qershor 2020!