Oktay Kaynarca ishte i ftuari i ‘‘Takimeve të Yunus Emre-së’’

Yazıcı-dostu sürüm

Vazhdojnë aktivitetet mujore online ‘‘Takimet e Yunus Emresë’’, që organizohen nën koordinimin e Institutit Yunus Emre Tiranë në bashkëpunim me Institutin Yunus Emre në Prishtinë, Prizren dhe Pejë. I ftuari i programit që u realizua të mërkurën, më 1 Korrik 2020, ora 20.00 ishte aktori i njohur Oktay Kaynarca. Programi u drejtua nga prezantuesi i dashur i Ballkanit Jusuf Emin.  

Oktay Kaynarca u diplomua për aktrim në Konservatorin Shtetëror të Universitetit të Stambollit në 1991. Në vitet 1990-1997 ishte prezantues në shumë programe dhe konkurse në kanale të ndryshme televizive. Ai fitoi dashurinë e publikut me rolin e Sulejman Çakır në serialin ‘‘Lugina e Ujqërve’’ dhe rolin e Hëzërr Reis në serialin ‘‘Familja e Madhe’’, që vazhdon të shfaqet në ekran. Ka fituar shumë çmime si aktori më i mirë. Shkikuesit shqiptar e ndjekin aktorin Kaynarca me rolet e tij në serialet turke të transmetuara në Shqipëri. Kaynarca shtoi se: ‘‘Shikuesit turq e shihnin Sujeman Çakërrin si pjesë së familjes së tyre. Vdekja e tij ishte një traumë për njerëzit. Edhe pas vdekjes së tij vazhdon ndikimi i këtij personazhi.” Për të rinjtë që duan të bëhen aktorë Kaynarca tha se:

 “Edukimi dhe përvoja janë shumë të rëndësishme në aktrim dhe aktori që ka rolin kryesor është drejtuesi i ekipit.’’ Duke shpjeguar sekretin e sukseseve të tij u shpreh se: ‘‘Pa disiplinë nuk mund të arrini sukses në aktrim. Të rrisësh aktorë është një punë e vështirë. Rreziku për të humbur është i lartë. Si rezultat i këshillave të njerëzve ju mund të merrni shansin që keni ëndërruar. Aktori duhet të jetë vëzhgues i mirë. Duhet të lexosh shumë. Duhet të dish shumë. Perceptimi juaj duhet të jetë i qartë. Ju duhet të jeni intelektual. Arti vjen nga imagjinata. Ne duhet të kujdesemi për ëndrrat tona. Detyra jonë është ta bëjmë audiencën të besojë karakterin që ne luajmë".

Duke iu përgjigjur pyetjeve të Bilal Cehic nga Bosnja-Hercegovina, Rajmonda Dragjoshit nga Shqipëria, Ajla Ethemi nga Kosova dhe Edon Berveniku, Kaynarca tha se: "Ka audiencë që mëson turqisht duke shikuar seriale televizive turke. Kjo më bën shumë të lumtur.”Ai theksoi rolin e serialeve televizive turke në transmetimin e gjuhës dhe kulturës Turke. Nga televizoni Vizion+ në Shqipëri ku po shfaqet seriali ‘‘Familja e Madhe’’ Evi Reçi i përcolli kërkesën e shikuesve shqiptarë për të xhiruar një skenë të serialit në Shqipëri. Kaynarca deklaroi se: ‘‘Kam qënë më parë në Shqipëri dhe njerëzit ishin shumë të sjellshëm.’’ Anëtari i Aleacës së Artistëve në Azerbajxhan Vëllezërit Elmar Memmedzade shfaqi portretin e Oktay Kaynarca-s që kishte përgatitur.

Kaynarca vuri në dukje dhe rolin e misinonin e Institutit Yunus Emre duke u shprehur se: "Instituti Junus Emre ka një mision të rëndësishëm dhe me vlerë. Kultura është shumë e rëndësishme. Mendoj se këto lloj misionesh duhet të kryhen nga njerëz kompetentë." Programi që u organizua nga Instituti Yunus Emre Tiranë dhe u transmetua online në turqisht, shqip dhe boshnjakisht me mbështetjen e Instituteve Yunus Emre në Prishtinë, Prizren, Pejë, Beograd dhe Sarajevë, u ndoq nga dhjetëra-mijëra shikues.

Reprizën e programit mund ta ndiqni këtu: https://www.facebook.com/yeepristine/videos/198973231447419/