Nxënësit kosovarë dhe turq koncert dixhital në respekt të arsimtarëve

Yazıcı-dostu sürüm

Institutet Yunus Emre në Prishtinë, Prizren dhe Pejë të Kosovës zhvilluan një koncert dixhital për të respektuar arsimtarët që punojnë në kushte të vështira për shkak të koronavirusit të ri (COVID-19).

Në koncertin dixhital të zhvilluar në bashkëpunim nga shkolla e mesme e muzikës "Prenk Jakova" në Prishtinë dhe liceu artistik Aydın Doğan në Stamboll që u binjakëzuan vitin e kaluar nën koordinimin e Instituteve Yunus Emre në Prishtinë, Prizren dhe Pejë, morën pjesë me mesazhet me pamje që dërguan edhe Ambasadori i Turqisë në Kosovë, Çağrı Sakar, drejtori i Arsimit për Stambollin, Levent Yazıcı, drejtori i instituteve Yunus Emre në Prishtinë, Prizren dhe Pejë, Mehmet Ülker dhe drejtoresha për Arsimin në Komunën e Prishtinës, Shpresa Shala.

Në mesazhin e tij ambasadori Sakar tha se është i kënaqur për pjesëmarrjen në këtë mjedis dixhital edhe pse nuk është i pranishëm fizikisht në këtë aktivitet të bukur.

Ai tha se përparimi i marrëdhënieve të shkollave binjake është shpresuese, pavarësisht pandemisë së koronvirusit që ka vendosur nën ndikimin e tij të gjithë botën.

"Dua të them se u jemi mirënjohës përpjekjeve të përkushtuara të arsimtarëve tanë që vazhdojnë pa ndërprerë detyrat e tyre në periudhën e pandemisë. Padyshim që me përpjekjet sakrifikuese të arsimtarëve tanë është mundësuar vazhdimi i pandërprerë i arsimit në një periudhë ku jeta ka ndaluar në të gjitha fushat. Është e admirueshme që të dy shkollat e artit së bashku kanë organizuar këtë koncert në mënyrë që të mbështesin arsimtarët tanë dhe të tregojnë solidaritet me ta", tha Sakar.

Ambasadori Sakar theksoi se Ambasada e Turqisë në Prishtinë do të vazhdojë gjithmonë të mbështesë nga zemra çdo përpjekje për të përparuar më tej marrëdhëniet miqësore dhe vëllazërore mes Turqisë dhe Kosovës.

Drejtori i instituteve Yunus Emre në Prishtinë, Prizren dhe Pejë, Mehmet Ülker në mesazin e tij tha se lidhja vëllazërore e bërë në vitin 2019 mes dy shkollave është zbukuruar me koncerte të mbajtura në Tiranë dhe Prishtinë.

"Na bën të lumtur që nderohen me një koncert të dedikuar mësuesit tanë që vazhdojnë punimet e tyre me përkushtim dhe zell në këtë periudhë të pandemisë brenda vitit 2020. Në këtë kuptim uroj që koncerti të jetë i këndshëm dhe i bukur për të gjithë ju dhe gjithashtu dëshiroj të them se i vlerësoj me shumë respekt mësuesit tanë", tha Ülker.

Drejtori i Arsimit për Stambollin, Levent Yazıcı tha se Instituti Yunus Emre vazhdon përpjekjet për të përballuar kërkesat në mësimin e turqishtes.

Ai tha se me qasjen e bashkëpunimit institucional vazhdojnë punimet e nevojshme në kuadër të kërkesave dhe interesit të lartë për turqishten dhe se projekti mes dy shkollave është një reflektim i kësaj.

"Gjatë pandemisë, ku për të gjithë është e rëndësishme të qëndrojnë në shtëpi, ne vazhdojmë pa ndërprerë punën e arsimit, nëpërmjet internetit, një nga komponentët e arsimit në distancë. Institutet Yunus Emre në Prishtinë, Prizren dhe Pejë në kuadër të masave kundër koronavirusit vazhdojnë kurset e turqishtes në klasa dixhitale. Edhe shkolla e mesme e muzikës 'Prenk Jakova' në Prishtinë dhe liceu artistik Ataşehir Aydın Doğan në Stamboll që ndodhen në projektin e shkollave binjake vazhdojnë të njëjtat punime së bashku me mbështetjen e Institutit tonë Yunus Emre", tha Yazıcı.

Yazıcı tha se ata vazhdojnë ta kuptojnë fuqinë bashkuese të artit dhe kulturës në mes të situatës së pandemisë globale. "Ky koncert i bukur dixhital i menduar për të rritur moralin e arsimtarëve por edhe të lidhjes historike dhe shpirtërore të shkollave tona binjake ka ofruar me veprën muzikore një kuptim shumë ndryshe për mësuesit dhe nxënësit tanë në mjedisin dixhital", shtoi më tej Yazıcı.

Drejtoresha për Arsimin në Komunën e Prishtinës, Shpresa Shala ka paraqitur përgëzimet e saj për këtë aktivitet dhe ka uruar vazhdimin e bashkëpunimit që është i pranishëm që nga viti i kaluar.

Ajo shprehu falenderimet ndaj Institutit Yunus Emre për mundësinë që ka ofruar për organizimin e koncertit të përbashkët. "Duke pasur parasysh periudhën e pandemisë, ne jemi të lumtur për vazhdimin e bashkëpunimit në median sociale dhe mjedisin dixhital nën këto kushte. Shpresoj që aktivitetin për përvjetorin e vitit të dytë në vitin e ardhshëm ta zhvilloni në mjedise fizike dhe jo në mjedise dixhitale", tha Shala.

Pas mesazheve shkolla e mesme e muzikës "Prenk Jakova" në Prishtinë dhe liceu artistik Ataşehir Aydın Doğan në Stamboll zhvilluan koncertin dixhital.

Koncerti dixhital për respekt të arsimtarëve u publikua nga kanalet e medias sociale të Instituteve Yunus Emre në Prishtinë, Prizren dhe Pejë.

 

Diğer Etkinlikler

Punëtoria për shqiptimin dhe sensibilizimin të gjuhës turke me Mert Talat Dilekçioğlu u mbajt në Prishtinë....

Ebru Jılta, një nga artistët kryesorë të Shoqërisë Turke të Kosovës, mori pjesë në Festivalin e 15-të Ndërkombëtar të...

Në Festivalin e 2-të të Trashëgimisë Kulturore "Gurgurica 2020" të organizuar këtë vit, Kosova u përfaqësua nga Korët e...